“Kënga për klube është gati ndonëse ende nuk e dimë se kur do të fillojmë për të punuar”.
Kështu tha vokalisti i grupit “Offchestra”, Sezgin Curi në Express të KTV-së.
Kënga e publikuar të hënën mbrëma është titulluar “Dance dance”. Ajo ishte planifikuar të realizohej ndryshe, por pandemia ka bërë që të realizohet në kushte karantine.
Ai tha se kur masat të relaksohen, kënga do të incizohet edhe në studio.
Curi tha se meqë ende nuk e di se deri kur mund të zgjasë kjo situatë, ka mundësi që të sjellë edhe ndonjë këngë - nga shtëpia.