Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ledri Vula publikon këngë të re

Ledri Vula ka publikuar të enjten mbrëma projektin e tij më të ri.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Lockdown” e cila flet për gjendjen e një të riu të dashuruar, gjatë kohës së mbylljes, si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Kënga është publikuar me videoklip, ku reperi kosovar shihet duke qëndruar gjatë pothuajse gjithë kohës në një dhomë brenda shtëpisë.

Kënga e fundit e Ledrit ishte publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe titullohej “Americana”.

Artikuj të ngjashëm