Dy reperë të njohur të skenës sonë janë bërë bashkë së fundmi, në realizimin e këngës së re me titull, “Besa Besë”. Fjala është për rep artistët Nush dhe Bim Bima.
Kënga e cila vjen e shoqëruar me videoklip ndryshe nga këngët e reperëve kosovarë që kryesisht flasin për suksese, femra e miliona, e sjell një mesazh për ribashkimin e shqiptarëve kudo që janë.
Teksti i këngës është shkruar nga Nush dhe Bim Bimma, për instrumentalin është kujdesur producenti Madebyflowerz, miksimin dhe masterizimin e kanë punuar MarcoTolo dhe Benny be, ndërsa për videoklipi është realizuar nga “Sinkron Music”.
Pjesë e videoklipit i cili vjen i thjeshtë por përshtatet mire me tekstin e këngës, në sekuenca të vogla përfshihen edhe disa personalitete të famshme shqiptare si, Rita Ora, Dua Lipa, Xherdan Shaqiri, Granit Gjaka dhe të tjerë.
“Besa Besë” tashmë është lansuar në platformën muzikore YouTube, dhe deri më tani ka marrë Kritika të mira nga adhuruesit e dy reperëve.