Abu Dhabi është lokacioni kryesor i xhirimeve të filmit të ardhshëm amerikan, “Now You See Me: Now You Don’t”.
Vazhdimi i tretë në serinë e filmave “Now You See Me” sjell aktorët e shquar të Hollywoodit, Jesse Eisenberg, Woody Harrelson dhe Dave Franco, duke ripërsëritur rolet e magjistarëve të shndërruar në hajdutë. Kasta plotësohet edhe me yjet Isla Fisher, Justice Smith, Dominic Sessa, Ariana Greenblatt, Rosamund Pike dhe Morgan Freeman.
Filmat “The Now You See Me” gjithmonë e kanë dërguar publikun nëpër aventura globale, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë vazhdim të ri. Kryepersonazhi Daniel i rekruton tre magjistarë të ri për të rrëzuar perandorinë kriminale të Veronikës. Ai u thotë magjistarëve se nuk dëshiron të punojë me kalorësit e tjerë sepse ata janë “të vdekur” për të, por Henley, Jack dhe Meritt, shfaqen gjithsesi për t’i dalë në ndihmë Danielit.
“Now You See Me: Now You Don’t” vjen me regji të Ruben Fleischerit, dhe pritet të lansohet nëpër kinematë botërore nga 14 nëntori.
-
Bota virtuale bëhet reale në filmin “Jumanji: Open World”
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
“Practical Magic 2” rikthehet në ekran pas 28 vjetëve
-
Anne Hathaway tregon se në vazhdimin e cilit film të famshëm është duke punuar
-
Kate Winslet pritet të luaj në “The Lord of the Rings”