“Nomadland” ka fituar katër çmime në Shoqatën Kombëtare të Kritikëve të Filmit, përfshirë fotografinë më të mirë, kinematografinë më të mirë, regjisoren më të mirë dhe aktoren më të mirë.
Filmi i Chloe Zhao fitoi më së shumti çmime në mbledhjen e 55-të të organizatës të shtunën, shkruan AP.
Frances McDormand ka fituar atë të aktores më të mirë ndërsa Zhao atë për regjisorin më të mirë.
Maria Bakalova fitoi çmimin e aktorës më të mirë në rol dytësor, në filmin “Borat Subsequent Moviefilm” dhe Paul Raci për “Sound of Metal”.
Ndërsa, Delroy Lindo fitoi çmimin për aktorin më të mirë me rolin e tij në “Da 5 Bloods”.
Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit përbëhet nga 50 kritikë të filmit nga e gjithë SHBA-ja.