Një grua transgjinore u kurorëzua për herë të parë “Miss Universe Holanda”, duke bërë histori në Holandë.
22-vjeçarja Rikkie Valerie Kolle fitoi konkursin të shtunën, që e bën atë në mënyrë efektive Miss Holanda dhe që do ta dërgojë atë për të konkurruar në konkursin e ardhshëm “Miss Universe” gjatë këtij viti, ku gra nga e gjithë bota do të garojnë për kurorën.
Miss Holanda e vitit të kaluar, Ona Moody dhe Miss Universe R'Bonney Gabriel nga SHBA-ja ishin gati për t'i dhënë Kolles çmimin e madh, derisa të gjitha dukeshin të emocionuara.
Tani ajo do të marrë pjesë në shfaqjen e madhe e cila do të mbahet në El Salvador në dhjetor. Ajo nuk do të jetë gruaja e parë trans që do të konkurrojë për titullin Miss Universe pasi Angela Ponce e Spanjës e bëri këtë në vitin 2018.
Më shumë gra trans kanë qenë duke konkurruar në konkurset kombëtare të Miss Universe vitet e fundit. Pronarja e re e org Miss Universe, Anne Jakrajutatip është vetë transgjinore.
Edhe
“Miss SHBA-ja 2026” shpallet Justus Kelley, e para nënë e grua e martuar që merr kurorën
Vetë Kolle u duk shumë e entuziazmuar pas fitores.
