Ka nisur “Miss Universe Kosova 2018”, i cili transmetohet direkt në Kohavision.
Producenti i njohur amerikan, Edward Walson është pjesë e jurisë së kësaj gare dhe bashkë me anëtarët e tjerë do të bëjë vlerësimin e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Universe Kosova 2018”.
Pjesë e “Miss Universe Kosova 2018” janë gjithsej 17 vajza të cilat garojnë me njëra tjetrën për kurorën e më të bukurës. Vajza fituese përfaqëson Kosovën në “Miss Universe”.