Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nirvana paditet nga foshnja e kopertinës së albumit të tyre “Nevermind”

Spencer Elden, djaloshi i cili ishte fotografuar si foshnje, për kopertinë e albumit të Nirvanas “Nevermind”, ka paditur grupin e famshëm të rokut për shfrytëzim seksual.

Kopertina e paraqet Eldenin si një foshnjë katër muajshe, në një pishinë, teksa përpiqet të kap një monedhë 1 dollarëshe e cila qëndron para tij, si një karrem për peshkim.

Mirëpo, Elden tani 30-vjeçar, deklaron se prindërit e tij asnjëherë nuk kanë dhënë autorizim për përdorim të imazhit të tij për albumit e rok grupit, në mënyrën se si është përdorur ai.

Ai po ashtu ka ngritur padi për fotografinë nudo të tij, e cila siç pretendon, përbën pornografi.

“Pamjet ekspozojnë pjesët intime të Spencerit duke shfaqur pjesë e tij gjenitale, në kohën kur ai ishte vetëm foshnje”, thuhet në deklaratën e akuzës së lëshuar ndaj Nirvanas.

Edhe 14-vjeçarja që dyshohet se u vra nga këngëtari D4vd kishte abortuar Showbiz 14-vjeçarja që dyshohet se u vra nga këngëtari D4vd kishte abortuar

Fotografitë jo të seksualizuara të fëmijëve në përgjithësi nuk konsiderohen pornografi me fëmijët, sipas ligjit amerikan.

Pavarësisht kësaj, avokati i Eldenit, Robert Y.LeWis, ka thënë se përfshirja e monedhës dollarëshe në fotografi, e cila ishte montazh, e bënë fëmijën të duket si “punonjës seksi”.

Në deklaratën e akuzës po ashtu thuhet se Nirvana kishte premtuar që të mbulonte pjesët gjenitale të Eldenit, mirëpo marrëveshja nuk ishte respektuar.

Eldeni pretendon se emri dhe identiteti i tij janë lidhur përgjithmonë me shfaqjen seksuale të tij si foshnje, pamje kjo e cila është shitur në mbarë botën dhe vazhdon të shitet edhe tani.

Edhe Ish-aktori padit P.Diddyn për sulm seksual Showbiz Ish-aktori padit P.Diddyn për sulm seksual

Ai po kërkon dëmshpërblim në vlerë prej të paktën 150,000 dollarësh nga secili prej 15 të pandehurve, që përfshin anëtarët e bendit që ende jetojnë Dave Grohl dhe Krist Novoselic, menaxherët e Kurt Cobain, ish-bashkëshorten e Cobainit, Courtney Love dhe fotografin, Kirk Weddle.

Më shumë se 30 milionë kopje të albumit “Nevermind” janë shitur në të gjithë botën.