Nipi i Michael Jackson e ka akuzuar Wade Robson për akuzat që ia ka bërë xhaxhait të tij në një dokumentar të ri, sepse ai nuk e fitoi një vend pune në shown Cirque Du Soleil për mbretin e popit.
Koreografi është një nga dy meshkujt që kanë bërë akuza për sulme seksuale kundër Jacksonit në dokumentarin “Leaving Neverland”, i cili debutoi në Amerikë të dielën.

Pretendimet nga dokumentari kanë shkaktuar tronditje, por tani nipi i Michael, Taj Jackson është duke pretenduar se Robson është thjesht i hidhëruar pasi që nuk arriti të ketë rol në shown Michael Jackson: ONE, shkruan KOHA Ditore.
"Wade e ka ndryshuar tregimin e tij katër herë", tha Taj për TMZ. "Ai shkoi në memorial për xhaxhanë tim, ai bëri showe përkujtimi gjithandej, dhe në momentin kur nuk mori pjesë në MJ One, ai papritur filloi ta shkruante një libër me informata diskrete.
"Askush nuk dëshironte ta blinte librin dhe pastaj papritmas ai doli me këto akuza".
Ndërkohë, The Blast e ka siguruar një kopje të letrës që Robson ia shkroi shefit të “Cirque” Jean-Francois Bouchard, duke ia kërkuar atij një punë në shfaqjen e tij të re për Michael Jackson në vitin 2011, duke deklaruar, "Ka shumë pak gjëra që di më shumë sesa di për Michael Jacksonin."
Edhe
Gjyqi civil ndaj pasurisë së Michael Jacksonit shtyhet për vitin 2028
Raportet sugjerojnë se Robson ishte pranuar në show, por e mori një punë tjetër dhe kur ajo punë nuk funksionoi, ai u përpoq ta merrte punën e tij të vjetër, duke i thënë Bouchard: "Nuk do të duhet të shqetësohesh për përkushtimin tim përsëri".
Ai e ngriti një padi duke pretenduar se këngëtari i ndjerë e kishte keqtrajtuar atë si fëmijë në maj të vitit 2013, një muaj para premierës botërore të Michael Jackson: ONE në Kazinon Mandalay Bay në Las Vegas.