Njëra nga anëtaret më të reja të labelit “On Records”, ka lansuar projektin e saj të parë muzikor.
“Boll mo”, është titulli i këngës debutuese të Donika Shabani- Nika, e cila u publikua me video-klip të mërkurën mbrëma.
Nikka, gjashtë muaj pas nënshkrimit me një prej labelave më aktivë në skenën muzikore, e finalizoi këtë këngë, ndërsa ajo tregoi për “Express” të KTV-së, disa detaje gjatë finalizimit të këtij projekti.
Aktualisht, Nika është duke studiuar për muzikë, ndërkohë gjatë kësaj interviste tregoi si u bë pjesë e “ON Records”, si dhe për këngët e radhës të cilat pritet t’i realizojë në kuadër të këtij labeli.
Nikka tutje tregoi edhe me cilin prej anëtarëve të grupit do ta realizonte një duet dhe si e kanë pritur atë anëtarët e tjerë të “On Records”.
Nikka iu bashkua labelit “On Records” në fund të verës së kaluar.