Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nick Cannon së shpejti baba për herë të 12-të

Pavarësisht se aktori dhe prezantuesi, Nick Cannon, po vazhdon ta zgjerojë familjen e tij, me ç’rast së fundmi u zbulua lajmi se është në pritje të fëmijës së 12-të me modelen, Alyssa Scott, 42-vjeçari i famshëm në një intervistë të fundit ka folur për shumat marramendëse që i shpenzon në vit, për alimentacion të fëmijëve.

Një shkrim i botuar në të përditshmen “The Sun” bëri të ditur se, Cannon, pagoi afërsisht 3 milionë dollarë vitin e kaluar për alimentacion. Sidoqoftë, aktori dhe këngëtari deklaroi se numri i vërtetë i të hollave që ai i shpenzon për fëmijët e tij, është shumë më i lartë se kaq.

“Unë definitivisht i shpenzoj më shumë se 3 milionë dollarë në vit për fëmijët e mi. Dhe nuk e kam në plan të marrë pjesë në sistemin qeveritar që ndihmon me alimentacionin e fëmijëve”.

Të shtunën (13 nëntor), Cannon e paralajmëroi lindjen e fëmijës së 11-të, një vajzë e quajtur Zeppelin, të cilën e ka me modelen Abby De La Rosa. Ata tashmë janë prindër të binjakëve 17-muajsh, Zion dhe Zillion.

Cannon po ashtu i ka binjakët, Monroe dhe Morrocan, me divën e muzikës Mariah Carey. Nga lidhjet me disa gra të ndryshme ai i mirëpriti në jetë edhe fëmijët, Golden Sagon, Poëerful Queen, Rise Messiah, Legendary Love, Onyx.

Ndërsa më dhjetor të vitit të kaluar ai dhe Alyssa Scott e humbën djalin pesë muajsh, Zen, i cili vdiq nga kanceri në tru.

Aktori njihet për lidhjet romantike me gra të ndryshme, disa prej së cilave edhe personalitete të njohura, por ai ka qenë vetëm një herë i martuar. Cannon dhe Carey ishin të martuar nga viti 2008 deri më 2014, dhe njiheshin si një prej çifteve më të përfolura të showbizit. Ata thonë se i kanë dhënë fund martesës në formë miqësore, dhe gëzojnë raporte të mira edhe sot teksa së bashku kujdesen për binjakët e tyre.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm