Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nick Cannon bëhet baba për herë të tetë

Prezantuesi amerikan, Nick Cannon, është bërë sërish baba. Ai dhe modelja, Bre Tiesi, e mirëpritën fëmijën e parë së bashku, një herësh i teti për reperin dhe aktorin e famshëm, raportoi të martën portali “Female”.

31-vjeçarja, Tiesi, e bëri të ditur lajmin e lumtur përmes një postimi në Instagram ku shkruhej: “Ia dola. Një lindje natyrale në shtëpi, pa përdorimin e medikamenteve. Kjo ishte eksperienca më përulëse, sfiduese por edhe fuqizuese e jetës sime. I falënderojë jashtë mase të gjithë ata që më kanë ndihmuar ta sjell në jetë djalin tim shëndosh e mirë. Kjo përvojë ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë dhe jam me fat që e kam kaluar atë krahas Nickut, që është partneri më i mirë dhe përkrahës. Nuk do t’ia dilja pa ty i dashur”.

 

Cannon është baba i binjakëve, Moroccan dhe Monroe, të cilët i ka me divën e muzikës Mariah Carey. Nga lidhjet me disa gra të ndryshme ai i mirëpriti në jetë edhe fëmijët, Golden, Powerful Queen, Zion dhe Zillion. Ndërsa më dhjetor të vitit të kaluar ai e humbi djalin pesë muajsh, Zen, i cili vdiq nga kanceri në tru.

Në një intervistë të fundit për “Entertainment Tonight”, Nick e pranoi se gjatë këtij viti do të bëhet edhe me disa fëmijë gjatë këtij viti. Mediat amerikane ka filluar të spekulojnë se ai është babai i fëmijës së ardhshëm të Abby De La Rosas, me të cilën ai tashmë i ka binjakët Zion dhe Zillion.

Artikuj të ngjashëm