Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ngritja e Dua Lipës, nga Kosova drejt botës

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa në një intervistë për “The West Australian” ka folur rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës.

Në këtë intervistë, krijuesja e hitit “New Love” gjithashtu përmend koncertin e saj të mbajtur vitin e kaluar në Kosovë dhe ka bërë thirrje që njerëzit duhet të besojnë në liri dhe të argëtohen, transmeton Koha.net.

“Është keq për muzikën dhe keq që fansat e muzikës kanë qenë cak në këtë mënyrë dhe fëmijët”, ka thënë Dua Lipa kur është pyetur për sulmin me bombë në Manchester.

“Besimi ynë duhet të jetë më i madh sesa frika”, ka shtuar 21-vjeçarja. “Ata duan që ne të fshihemi dhe të mos shijojmë jetën – nuk duhet të jetojmë në këtë mënyrë. Duhet të dalim, të argëtohemi... të shkojmë në koncerte dhe ta mbajmë gjallë shpirtin”.