Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nga HBO thonë qartë se "Euphoria" ka afat skadimi

"Personazhet janë nxënës të shkollës së mesme që do të thotë se e kemi më së shumti edhe një sezon. Seriali e ka afatin e skadimit," tha presidenti i HBO, Casey Bloys për TVLine. Ai shtoi se do ta dëgjojë krijuesin e serialit, Sam Levinson, dhe se nuk e kanë ndonjë plan specifik për serialin, porse është shumë e qartë që nuk duan që aktorët 30-vjeçarë t’i luajnë nxënësit e shkollës së mesme.

Ekipi i aktorëve udhëhiqet nga aktorja e talentuar Zendaya (Rue), ndërsa pjesa tjetër e ekipit përfshin aktorët e famshëm Hunter Schafer (Jules), Jacob Elordi (Nate), Alexa Demie (Maddy), Sydney Sweeney (Cassie), Barbie Ferreira (Kat) dhe Maude Apatow (Lexi), shkruan KOHA Ditore. Të gjithë i luajnë 17 dhe 18-vjeçarët, dhe janë në të 20-at e hershme ndërsa më e moshuara është Demie 24-vjeçare, e cila e luan 17-vjeçaren Maddy. Prandaj, seriali me siguri mund ta ketë edhe ndonjë sezon.

Image

Seriali i zhanrit dramë mbuloi shumë tema tabu që lidheshin me nxënësit e shkollës së mesme, ku përfshihen seksi, droga, alkooli dhe dhuna. Deri tani janë transmetuar shtatë episode të cilat në HBO nuk kanë shikueshmëri shumë të lartë, por janë ndër më të shikuarit në platformat HBO GO dhe HBO On Demand. Se sa besojnë në HBO në këtë serial dëshmon edhe fakti që seriali e ka edhe sezonin e dytë.

Seria “Euphoria” transmetohet edhe në HBO-në që shihet edhe tek ne, ndërsa të hënën, më 5 gusht, do të transmetohet episodi i fundit, i tetë i sezonit në orën 20 (një javë më parë transmetohej në 21, sepse para saj transmetohej Big Little Lies që mbaroi javën e kaluar).