Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Netflixi paralajmëron dokumentarin e ri “Britney vs. Speras”

Foto: AP/Associated Press

Netflix e ka paralajmëruar një dokumentar të ri i cili fokusohet në kujdestarinë ligjore të Britney Spearsit, me titull “Britney vs Spears”.

Platforma e njohur digjitale i ndau 18-sekonda nga projekti i cili vjen me regji të Erin Lee Carrit, kurse traileri i plotë i dokumentarit pritet të lansohet gjatë mbrëmjes së mërkurë.

“Britney vs Spears” besohet se ka një vit që është në realizim e sipër, dhe vjen pas dokumentarit të platformës Hulu i cili bëri bujë me t’u lansuar në fillim të këtij viti, “Framing Britney Spears”.

Ende nuk është konfirmuar ndonjë datë e saktë e lansimit të projektit të ardhshëm të Netflixit.

Erin Lee Carr, vajza e gazetarit amerikan David Carr, në të kaluarën i ka prekur temat e sistemit të drejtësisë së shtetit përmes dokumentarëve, How to Fix A Drug Scandal” dhe “I Love You, Now Die: The Commonwealth vs. Michelle Carter”.

Edhe Britney Spears bëhet gati për të qenë e lirë Showbiz Britney Spears bëhet gati për të qenë e lirë

Në fillim të këtij muaji babai i pop këngëtares, Jamie Spears, e nisi një peticion për t’i dhënë fund rolit të tij si kujdestar ligjorë i së bijës, pas më shumë se një dekade prej se është kujdesur për të gjitha vendimet financiare dhe personale të jetës së saj.

James Spears u caktua kujdestar ligjorë i së bijës në vitin 2008, dhe vjetëve të fundit ai është kritikuar jashtë mase nga fansat e këngëtares të cilët e kanë akuzuar për abuzim me autoritetin. Ai vazhdon t’i mohojë të gjitha akuzat kundër tij dhe pohon se interesi kryesor për të ka qenë shëndeti mendor i këngëtares.

Së fundmi, Britney Separs, përmes një postimi në llogarinë e saj në Intsagram, i falënderoi adhuruesit për përkushtimin ndaj fushatës #FreeBritney, para se ta mbyllte këtë rrjet social për disa ditë.

“Mos u brengosni… thjeshtë po pushoj pak nga Instagrami me qëllim që ta festojë fejesën time!!! Do të kthehem shumë shpejtë”, kishte deklaruar këngëtarja.

Edhe Britney Spears do t’i drejtohet personalisht gjykatës në seancën e radhës dëgjimore Showbiz Britney Spears do t’i drejtohet personalisht gjykatës në seancën e radhës dëgjimore

Të hënën më 20 shtator ajo u rikthye në këtë platformë duke treguar se nuk ka mundur të qëndroj shumë gjatë larg Instagramit.

Britney Spears, e bëri të ditur lajmin se është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Çifti ishte takuar në vitin 2016, derisa Asghar ishte pjesë e videoklipit të saj muzikor, “Slumber Party”. Ai shquhet edhe si aktorë i disa filmave dhe serialeve televizive, njihet për angazhimin e tij si model por edhe si trajner i fitnesit.