Pasi që seria “Good Omens” më në fund doli nga ferri kreativ, Neil Gaiman tha se ditët e tij si showrunner kanë përfunduar. Megjithatë, ai mbetet i përfshirë në projekte të cilat merren me ekranizimin e veprave të tij, të paktën në rolin e producentit.
Një nga titujt e tij më të njohur, “Sandman”, aktualisht është në negociata për një projekt shumë fitimprurës - Netflixi i ka marrë të drejtat për produksionin e serisë televizive “Sandman”.

Gaiman do të punojë si producent ekzekutiv, së bashku me David Goyer, ndërsa shumicën e punëve rreth udhëheqjes së serisë do t’i marrë përsipër Allan Heinberg (skenaristi i filmit Wonder Woman, i cili gjithashtu punoi edhe në serialet e njohura si “Gray’s Anatomy” dhe “The Catch”), shkruan KOHA Ditore.
Personazhi i “Sandman”, për ata që nuk e njohin, ishte personazhi kryesor në serinë e stripave të publikuar në vitet e nëntëdhjeta. Përshkrimi i shkurtër i Gaiman ishte: "Sundimtari i ëndrrave zbulon se të gjithë duhet të vendosin midis ndryshimit dhe vdekjes dhe ta bëjnë zgjedhjen vetë." Natyrisht, tregimi është shumë më i gjerë dhe përfshin mitologji nga e gjithë bota, nëpërmjet tregimeve rreth misioneve fantastike, vrasësve serikë, udhëtimeve dhe tregimeve të ndryshme të shkurtra.
Versioni filmik i “Sandman” tashmë prej vitesh kishte ngecur në ferrin kreativ. Projekti i fundit i njoftuar e kishte Joseph Gordon-Levitt në një nga rolet kryesore dhe në rolin e regjisorit, por ajo marrëveshje dështoi për shkak të dallimeve kreative.
Marrëveshjet aktuale me Netflixin nuk janë arritur ende, por presim që së shpejti të fillohet me paraproduksionin.
-
5 seriale fantastike që lansohen gjatë korrikut
-
“Sesame Street” kalon në Netflix pasi Trump ndërpreu financimin publik
-
Seriali hit i Netflixit, “Wednesday” kthehet me sezonin e dytë
-
Pas akuzave për krime seksuale reagon autori britanik Neil Gaiman
-
Adam Sandleri do të rikthehet në rolin që e luajti gati 30 vjet më parë