Showbiz

Netflix shtyn lansimin e filmit “Cutie” në Turqi

Netflix ka shtyrë lansimin e filmit francez “Cuties” në Turqi pasi vëzhguesit e filmit urdhëruan që të mos transmetohej duke thënë se mund të çojë në shfrytëzim të fëmijëve.

Përmbajtja e filmit “Cuties” tregon një vajzë muslimane 11-vjeçare e cila “fillon rebelimin kundër traditave konservatore të familjes së saj, derisa ajo magjepset pas një grupi të vallëzimit”, shkruan Netflix.

Filmi ishte paraparë të lëshohej më 9 shtator, raporton Reuters.

Javën e kaluar për filmin u tha se mund të bëhej model i mundshëm i shfrytëzimit të fëmijëve.