Drama më e re kriminale e Netflixit, “Adolescence”, prin në listën e serialeve më të shikuara gjashtë ditë pasi u lansua (13 mars).
“Adolescence”, seri me katër episode që u prodhua në Britani të Madhe, ka arritur 24.3 milionë shikime në katër ditët e para të lansimit – duke e bërë serinë më të shkuar në Netflix për javën 10-16 mars.
Në serial bëhet fjalë për një 13-vjeçar që ther për vdekjen shoqen e klasës.
Megjithatë, seriali shkon përtej thjesht historisë së vrasjes së një të miture. Ai trajton problemet me të cilat përballen të rinjtë në Britani, veçanërisht si pasojë e ndikimit të internetit, si dhe sfidat e prindërve për të ruajtur një lidhje të shëndetshme me fëmijët e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
“Adolescence” do të shfaqet në shkolla në Britani për të nxitur debat mbi rreziqet nga rrjetet sociale
-
Krijuesit e serialit “Adolescence” duan vëmendjen e të rriturve: Djemtë adoleshentë në krizë
-
Meghan Markle drejt një roli të ri në Netflix
-
“Voicemails for Isabelle”, komedia e re romantike e Netflixit
-
Romanca “Bridgerton” kthehet me sezon të ri në Netflix