Showbiz

Nëntëvjeçarja me krijime të pazakonta të modeluara sipas pamjeve të personave të famshëm

Nëntëvjeçarja, Riley Dashwood, nga Australia vishet si yjet me famë botërore, por për krijimin e kostumeve përdor artikuj dhe ushqim që i bën ose i gjen në shtëpi. Falë këtij hobi të pazakontë, Riley i ka më shumë se 170.000 ndjekës në Instagram.

Kështu, për ta rikrijuar fustanin Louis Vuitton që e kishte veshur Emma Stone në Oscar, ajo përdori wafel, ndërsa paruken e këngëtares së njohur Nicki Minaj e krijoi duke përdorur sallata, brokoli dhe lulelakër, shkruan KOHA Ditore.

Ajo e kopjoi përzgjedhjen e veshjes së Rihannas për Met Gala me ndihmën e ndërresave shumëngjyrëshe, ndërsa për rikrijimin e fustanit të saj të argjendtë ajo përdori foli alumini dhe tenxhere. Ajo, gjithashtu, përdori foli alumini për ta kopjuar fustanin e Kim Kardashian.

Në këtë hobi të pazakontë e ndihmojnë prindërit e saj.

"Çdo fundjavë e bëjmë një fotografi. Nuk mendojmë shumë se si do ta prezantojmë, kështu që na duhet më pak se një orë për ta rikrijuar pamjen e saj", tha Riley për BoredPanda.