Showbiz

Ndahen Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se janë ndarë pas dy vjet lidhjeje.

Reperi dhe ylli nga “Keeping Up with the Kardashians”, të cilët e kanë së bashku vajzën një vjeçare Stormi, "u përpoqën ta bënin lidhjen të funksionojë për një kohë", tha një burim për TMZ.com. Megjithatë, disa javë më parë ata thuhet se e kanë marrë vendimin të ndahen. Burimi i brendshëm vuri në dukje se as Kylie dhe as Travis nuk kanë vendosur nëse ndarja do të jetë e përhershme, ndërsa një burim tjetër tha për People se "ata po bëjnë pauzë, por nuk janë ndarë përgjithmonë".

"Ata ende i kanë disa probleme rreth besimit, por problemet e tyre burojnë më shumë nga stresi i mënyrës së jetesës së tyre," vazhdoi burimi. Çifti arriti ta kalojë një krizë të rëndë në mars, kur Kylie mendoi se Travis po e tradhtonte. Ai e mohoi këtë dhe ata vazhduan së bashku.

Kylie dhe Travis u panë së fundmi së bashku në premierën e dokumentarit të tij në Netflix, Travis Scott: Look Mom I Can Fly më 28 gusht, ku e morën edhe vajzën e tyre simpatike, shkruan KOHA Ditore.

Image

Ata do të vazhdojnë të jenë bashkë prindër të Stormi edhe pas ndarjes, raportoi The Blast, duke e ndarë kujdestarinë 50/50.

Manjatja e grimit gjithashtu nuk ka postuar asgjë në mediat e saj sociale lidhur me Travisin që nga 10 shtatori. Përveç kësaj, muzikanti mungoi kur Kylie mori pjesë në ceremoninë martesore të Justin dhe Hailey Bieber në Karolinën e Jugut të hënën, duke dalë në vend të ceremonisë me vajzën e saj të vogël Stormi.

As Kylie dhe as Travis nuk kanë komentuar publikisht për raportet e ndarjes.