Aktorja Natalie Portman ka folur për përvojën e saj rreth ngacmimeve seksuale.
Edhe pse nuk përmend ndonjë emër, ajo thotë se gjatë karrierës ka qenë e diskriminuar dhe e shqetësuar në të gjitha angazhimet, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur ndalova të mendoj se unë nuk kam situata të tilla, thashë kam 100 rrëfime. Mendoj se shumë e kanë këtë problem”, ka thënë ajo.
Aktorja thotë se, “nuk është sulmuar”, por incidentet janë një fakt se meshkujt e fuqishëm tentojnë të manipulojnë me të tjerët.
Natalie ka shprehur edhe shqetësimin e saj për qasjen ndaj femrave në Hollywood.
Portman punon në Hollywood që nga mosha 13-vjeçare. Kur ishte e re kishte deklaruar se ka refuzuar shumë role, pasi nuk donte që ta trajtonin si objekt seksual.