Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Naomi Campbell shmang kondicionerët, beson se ndikojnë në bukuri

Një ndër emrat më të lakuar në botën e modës, është ai i Naomi Campbellit, e cila së fundmi ka dhënë një këshillë të provuar të bukurisë.

Ajo zbuloi së fundmi për “Architectural Digest” gjatë një turneu në shtëpinë e saj në Kenia, se një nga sekretet e saj të bukurisë është se shmang kondicionerët, sepse beson se ato krijojnë rrudha.

Naomi Campbell i befasoi shumëkënd disa ditë më parë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Naomi ndau në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe ia dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50-vjeçare.

Së fundmi ajo ka rrëfyer momentin kur u bë nënë për herë të parë. Modelja ka treguar se kur u bë nënë, ishte duke dëgjuar Bob Marleyn.

“Muzika është me mua në momentet më speciale, ju e dini sapo u bëra mama dhe ndërkohë që vajza vinte në jetë, unë dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia, e dini? Janë rrënjët e mia”, është shprehur Naomi Campbell. \iconstyle