Showbiz

Naomi Campbell publikon fotografi me vajzën e saj

Naomi Campbell është duke e shijuar kohën me vajzën e saj.

Të hënën, supermodelja 52-vjeçare ka shpërndarë një seri të fotografive në Instagram së bashku me vajzën e saj në xhaminë “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi.

Campbell ka kryer një fotosesion para se të shpërndante fotografitë e saj me vajzën.

Ajo ka publikuar edhe një video duke ecur dhe eksploruar xhaminë me vajzën e saj.

Prej kur ka treguar për ardhjen e vajzës së saj në maj të vitit 2021, Campbell ka shpërndarë vetëm një pjesë të vogël të fotografive të vajzës.

Pamja e fundit ishte në fillim të këtij muaji kur dyshja nisën vitin e ri në një festë të organizuar nga themeluesi i PrettyLittleThing, Umar Kamani.