Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Motrat Vjollca shkëlqejnë për 8 Mars 

Ditën e djeshme që ishte e dedikuar për gjininë femërore në të gjithë botën, motrat Luana dhe Marina Vjollca kanë zgjedhur të festojnë bashkë.

E kur bëhen bashkë bukuroshet Vjollca, atmosfera gati sa nuk shpërthen.

Pasi kanë uruar njëra-tjetrën me shumë dashuri nga profilet e tyre sociale, Marina dhe Luana kanë postuar edhe disa video të shkurtra në “Instastory”, ku të dyja janë duke kënduar të lumtura në atmosferë festive këngët e Merita Halilit, Bujar Qamilit dhe të tjera popullore shqiptare.