Motra e këngëtares së mirënjohur, Celine Dion, ka folur për gjendjen shëndetësore të këngëtares, pasi ajo u diagnostikua me sindromën jofleksibile, një lloj sëmundje që bllokon lëvizjet e lirshme të trupit.
“Ajo po mundohet shumë që ta kaloi këtë periudhë, por e ka humbur kontrollin mbi muskujt”, ka thënë motra e këngëtares, Cloudette, raporton The Hollywood Reporter.
“Më dhemb sepse ajo ka qenë gjithmonë e disiplinuar. Ajo gjithmonë ka punuar shumë. Mamaja i thoshte gjithmonë: 'Do të bësh mirë, do t'i bësh gjërat siç duhet bërë'. Nuk ka dyshim se në ëndrrat tona dhe në të sajat, ideja është të kthehemi në skenë. Nuk e di. Kordat vokale janë muskuj, dhe zemra është gjithashtu një muskul. Kjo është ajo që është kaq shqetësuese për mua. Duke qenë se këto raste janë një në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime pasi kjo nuk ndodhë te shumë njerëz”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu tregoi se të afërmit nuk po mund të bëjnë asgjë që t’ia zvogëlojnë dhimbjet këngëtares.
Gjatë dhjetorit të vitit 2022, Dion, kishte bërë të ditur se po vuan nga sëmundja dhe i kishte anuluar koncertet.
-
Motra e Celine Dionit flet për gjendjen shëndetësore të këngëtares
-
Celine Dion do të rikthehet në skenë pas katër vjetësh
-
Celine Dion porosit fansat që të vlerësojnë atë që kanë
-
Motra e Dolly Partonit kërkon nga fansat që të luten për yllin
-
Celine Dion dhuron 2 mln dollarë për qendrën mjekësore që trajton sindromën nga e cila vuan ajo