Showbiz

Monica Lewinsky do ta bëjë produksionin e dokumentarit “15 Minutes of Shame”

Monica Lewinsky është bashkuar me bashkë-prezantuesin dhe producentin e “Catfish” Max Joseph për ta bërë produksionin e "15 Minutes of Shame", dokumentarit për HBO Max i cili flet për kulturën e turpërimit publik.

"15 Minutes of Shame" përshkruhet si një vështrim për njerëzit nga e gjithë bota, të cilët kanë përfunduar në një situatë që e përfshinë kritikën dhe poshtërimin e publikut. Lewinsky ishte kritikuar dhe poshtëruar duke filluar nga viti 1998 kur shpërtheu storja se ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë kishte pasur marrëdhënie seksuale me presidentin Bill Clinton.

Kohët e fundit, Lewinsky është shfaqur si aktiviste e anti-bullizmit dhe eksperte mediatike, shkruan KOHA Ditore. Ajo është angazhuar për ta ndihmuar Ryan Murphy dhe ekipin e tij që ta bëjë produksionin e sezonit të ardhshëm të franshizës "American Crime Story" të FX, e cila do të bëjë fjalë për dramën e fundit të shekullit që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë në të cilën ajo e kishte rolin kyç.

"Monica Lewinsky është aktiviste anti-bullizmit me autoritet të pashembullt, duke e bërë atë partnerin e përsosur për këtë projekt," tha Sarah Aubrey, udhëheqëse e përmbajtjes origjinale për HBO Max. "Dhe avokimi i fortë i Max për drejtësi sociale dhe tregim të veçantë, e bëjnë atë veçanërisht të përshtatshëm për ta eksploruar këtë fenomen kompleks modern."

Image

Joseph ishte producent ekzekutiv dhe bashkë-prezantues i reality show të MTV "Catfish" për shtatë sezone. Ai gjithashtu e shkroi dhe bashkë-drejtoi dramën e Warner Bros të vitit 2015 "We Are Your Friends". Joseph do të dokumentojë me paraqitjet e Lewinsky. "Shame" është bërë me produksion ekzekutiv të Joseph, Lewinsky, Steve Ascher dhe Kristy Sabat për Six West.