Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelja shqiptare pranon se është në lidhje

Me gjithë kujdesin e vazhdueshëm për ta ruajtur jashtë vëmendjes jetën private, edhe për modelen e njohur shqiptare është mësuar diçka e re.

Kristina Bakiu, bukuroshja që është bërë pjesë së fundit edhe e spektaklit të kërcimit “Dance with me” po jeton një dashuri dhe është shumë e lumtur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesja e kurorës së ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Miss World 2015’ ka pranuar për “Thumb” se ka ndryshime në jetën private. Modelja pranoi se është dikush që ia ka vjedhur zemrën: “Po, ma ka vjedhur zemrën. Jam shumë e lumtur, ai më plotëson. Jam në qiellin e shtatë”, thotë Kristina.

Po cili është personi që ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare? “Është shqiptar”, tregon Kristina dhe me kaq mjafton. Për momentin.

Image