Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelja publikon komunikimin me Ronaldon

Modelja venezueliane, Alexandra Mendez ka zbuluar mesazhet me përmbajtje seksuale që thotë t’i ketë dërguar Cristiano Ronaldo, gjatë kohës kur ky luante te Reali i Madridit.

Modelja me forma mahnitëse, ka zbuluar detaje nga komunikimi me CR7-ën, duke treguar se gjithçka kishte nisur në Instagram, ku portugezi i kishte kërkuar numrin e telefonit, shkruan tch.

Më pas Mendez zbuloi edhe një bast të Ronaldos me të, ku i kishte thënë se nëse do të shënonte në ndeshjen e radhës, kërkonte në këmbim “t’mi kafshonte të pasmet”.

Modelja e njohur tregoi edhe selfiet që Ronaldo i çonte në mënyrë të vazhdueshme asaj, ndërsa theksoi se edhe pas takimit ballë për ballë, asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre.

Artikuj të ngjashëm