Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelja Hadid ringjall nostalgji për modën e Y2K

Modelja Bella Hadid, ka rikthyer sërish modën e hershme të viteve '90 dhe atë të rreth viteve 2000, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Modelja ktheu flokët e saj të gjatë e të zinj në biond në një seri fotografish promovuese për markën Miss Sixty.

Fotografitë, të cilat Hadid i postoi në faqen e saj në Instagram, e shfaqin duke pozuar teksa ishte shtrirë në një sfond të kuq prej kadifeje.

Hadid, 24 vjeçe, ndau gjithashtu një selfie me mikun e saj dhe grimerin, Sam Visser, për gazetën Daily Mail.

Në fotografi, Hadid mban të veshur një triko bardh e zi ku shkruan "Miss Sixty", xhinse të zeza të ngushta me një rrip zinxhiri argjendi. Këto i shoqëron me këpucë të të bardha.

Edhe Bella Hadid tregon se po përpiqet të jetë më e butë me veten Showbiz 1 muaj më parë Bella Hadid tregon se po përpiqet të jetë më e butë me veten

Flokët e saj biond janë të mbështjellë me një shall të zi, ku gjithashtu mban një gjerdan me rruaza me një kryq dhe disa byzylykë.

Marka Miss Sixty ishte jashtëzakonisht e popullarizuar në vitet 2000, me ç’rast angazhoi njerëz të famshëm në kampanjën promovuese përfshirë Paris Hilton, Mischa Barton dhe Hilary Duff.

Kryesisht është e njohur për xhinse dhe rripa. Pasi u zbeh nga stili në dekadën e fundit, marka bëri një ringjallje në fillim të këtij viti, duke vënë Hadid, e cila është e njohur për rikthimin e tendencave të hershme, të bëhet fytyra e kompanisë.

Modelja, është e njohur për rikthimin e tendencave të harruara dhe nganjëherë të diskutueshme, nga epoka e Y2K duke bërë që ato të ndihen përsëri të freskëta.

Në njoftimin e saj për marrëveshjen me Miss Sixty, Hadid tha: "Unë kam kaq shumë gjëra cilësore që i kam mbledhur gjatë viteve saqë mezi pres t’i bashkoj të gjitha me radhë”.

Edhe Rihanna bashkë me vajzën Rocki mbulojnë ballinën e revistës W Showbiz 3 muaj më parë Rihanna bashkë me vajzën Rocki mbulojnë ballinën e revistës W

Hadid kishte promovuar edhe koleksionin për pranverë të Miss Sixty.

Po ashtu, ajo ka shkëlqyer edhe me paraqitjen e saj në festivalin e filmit në Kanë.