Moby e ka publikuar një kërkim-falje të përzemërt për Natalie Portman pasi ajo e mohoi mburrjen e tij për romancën me të në një memoar të ri.
Muzikanti 53-vjeçar e kujtoi historinë e tyre të supozuar të lidhjes në librin e tij “Then It Fell Apart”, në të cilin ai pretendon se ylli i “Black Swan” flirtoi me të në zhveshtoren e tij pas një koncerti dy dekada më parë.
Portman më vonë e mohoi versionin e ngjarjeve të Moby në një intervistë me Harper's Bazaar dhe argumentoi se miqësia e tyre ishte strikt platonike nga ana e saj, derisa ajo e kuptoi se ai ishte "një mashkull shumë më i vjetër, i cili sillej papërshtatshëm me mua ndërsa unë sapo e mbarova shkollën e mesme".
Ylli i hitit “Porcelain” ishte i bindur se çifti kishte qenë në lidhje, por tani ai po zmbrapset nga kjo duke i kërkuar falje nënës së dy fëmijëve.
Në një postim në Instagram të shtunën, Moby e pranoi se ishte "e pakujdesshme" prej tij që nuk e kishte kontaktuar Portmanin para publikimit të librit.
Edhe
Moby anulon vizitën në Britani të Madhe pas skandalit me Natalie Portman
"Me kalimin e kohës e kam kuptuar se shumë nga kritikat që m’u drejtuan në lidhje me përfshirjen e Natalie në “Then It Fell Apart” janë shumë valide", shkroi ai. "Gjithashtu e pranoj plotësisht se ishte vërtet e pakujdesshme nga unë që nuk e njoftova atë për përfshirjen e saj në libër paraprakisht, dhe po aq e pakujdesshme nga unë që nuk e kam respektuar plotësisht reagimin e saj, shkruan KOHA Ditore.
"Kam shumë admirim për Natalie, për inteligjencën, kreativitetin dhe aktivizmin e saj për të drejtat e kafshëve dhe e urrej faktin që mund t’u kem shkaktuar shqetësime asaj dhe familjes së saj".