Yjet e Hollywoodit, James Corden, Missy Elliott dhe Minnie Driver, tashmë e kanë konfirmuar lajmin se do të jenë pjesë e kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm “Cinderella”, transmeton Koha.net.
Filmi, i cili vjen me regji dhe skenar të Kay Cannonit, bazohet në një ide origjinale të Cordenit, dhe do të vijë në formë të mjuzikllit i cili e ritregon historinë e përrallës klasike. Derisa rolin kryesorë të projektit, do ta luaj këngëtarja, Camila Cabello.
Ylli 41-vjeçar nga Britania e Madhe do ta portretizojë njërin prej brejtësve që shndërrohet në njeri, në mënyrë që ta dërgojë të Përhiturën në ballon e familjes mbretërore. Krahas tij në luajnë edhe komedianët, John Mulaney dhe Romesh Ranganathan.
Reperja e njohur amerikane, Missy Elliott vjen në rolin e lajmëtarit të familjes mbretërore, derisa Minnie Driver, është angazhuar për rolin e Mbretëreshës Beatrice.
Aktorët i bashkohen yllit të hitit “Senorita” në projektin i cili e shënon debutimin e saj si aktore, teksa bëhet e ditur se 22-vjeçarja Cabello do të përfshihet edhe në realizimin e muzikës së këtij filmi. Ndërkaq, rolin e princit Robert, i cili bie në dashuri kokë e këmbë me të Përhiturën, do ta portretizojë aktori britanik Nicholas Galitzine.
Edhe
Camila Cabello e sjellë një version krejt ndryshe të Hirushes në filmin e ri “Cinderella”
Camila në të kaluarën e ka pranuar se po ndihet paksa e tmerruar rreth faktit se do ta luaj kryepersonazhin në këtë film.
“Ishte një prej atyre projekteve që dukej sikur Zoti e ka krijuar për mua. Thjeshtë nuk mund ta refuzoja këtë rol. Të jem e sinqertë, kjo ka qenë një ëndërr e imja e kamotshme. Por, gjithashtu ndihem paksa e tmerruar nga kjo përgjegjësi,” kishte deklaruar këngëtarja.
Aktori i njohur për portretizimin e agjentit 007, Pierce Brosnan, është bërë e ditur se do ta luaj rolin e Mbretit në film, Idina Menzel do ta portretizojë njerkën e keqe dhe Billy Porter, do të vijë në rolin e ndrikullës zanë.
Mjuziklli i zhanrit komik e riimagjinon rrëfimin tradicional të së Përhiturës dhe e sjellë atë në ekran teksa mundohet ta realizojë ëndrrën e saj ambicioze. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë gjatë këtij muaji.
Edhe
Pierce Brosnan angazhohet në ribërjen e “Cinderella”
James Corden dhe Leo Perlman, gjithashtu shërbejnë si producentë të filmit, krahas Jonathan Kadinit dhe Shannon McIntoshit, e cila po ashtu ishte producente ekzekutive e filmit të fundit të Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”.
“Cinderella” pritet të lansohet nëpër kinematë botërore nga shkurti i vitit 2021.