Kolegji prestigjioz amerikan "Berklee College of Music" gjatë fundjavës ndau doktoratura nderi për këngëtarin Justin Timberlake (38) dhe producenten muzikore Missy Elliott (47) për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në 'tingullin e ri' dhe muzikën rap.
“Kjo është ende joreale për mua. Po qaj vazhdimisht, nuk mund as të shpjegoj se si ndihem”, - tha Missy.
Anëtarët e komisionit e morën një vendim unanim që pikërisht ajo ta marrë doktoraturën, shkruan KOHA Ditore.
“Për ata që kalojnë nëpër kohë të vështira dhe duan të dorëzohen: Mosni. Kini besim”, – shkroi Missy në rrjetet sociale pasi e mori doktoraturën.
Missy jo vetëm që arriti sukses si repere, por edhe si producente dhe kompozitore.
“Ndonjëherë ndoshta do të dëshironi të dorëzoheni sepse punoni shumë dhe nuk jeni ende në vendin ku doni të jeni, financiarisht ose me punë, ose në ndonjë mënyrë tjetër, por mos e humbni shpresën”, – i inkurajoi ndjekësit Elliott.
Edhe
Jessica Biel e “paralajmëron” Justin Timberlakun se do ta lërë nëse nuk e ndryshon sjelljen
Po aq i entuziazmuar ishte edhe Justin, sepse nuk besonte se përpjekja e tij e gjatë do të njihej në këtë mënyrë.
“Asnjë ëndërr nuk është tepër e madhe. Vazhdoni ta ndiqni atë. Më besoni, unë jam doktor. E falënderoj Berklee College për këtë nderim të pabesueshëm, jam shumë mirënjohës”, - shkroi Timberlake në rrjetet sociale.