Këngëtarja Miley Cyrus (26) dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth (29) kaluan fundjavën në Barcelonë, dhe kur u larguan nga hoteli, u rrethuan nga tifozët.
Njëri prej tyre e kapi këngëtaren për flokësh dhe u përpoq për ta puthur.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë rojat e sigurisë, të cilët larguan sulmuesin.
Miley mori pjesë në Festivalin “Primavera Sound” në Barcelonë, ndërsa as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk komentuan incidentin.
Kjo nuk është hera e parë që Miley ka probleme me tifozët. Pesë vjet më parë një i ri dërgoi një mesazh kërcënues për këngëtaren dhe publikisht tha se ajo e tërheq seksualisht.
Artikuj të ngjashëm
-
“Mund të jem lakuriqe, por askush nuk mund të më prekë pa pëlqimin tim”
-
Miley Cyrus tregon se ende ruan disa kujtime nga ish-partneri i saj, Liam Hemsworth
-
Miley Cyrus thotë se fotografia e saj me Taylor Swift e Demi Lovato tregon se ajo është biseksuale
-
Miley Cyrus në lidhje me muzikantin, Maxx Morando
-
Bieber kapet duke i bërtitur Haileyt