Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miley Cyrus paralajmëron bend të ri me Cody Simpson

Miley Cyrus ka nxitur thashetheme duke sugjeruar se ajo është duke e formuar një duo të re muzikore me të dashurin e saj Cody Simpson, duke e paraqitur një aplikim për trademark për emrin “Bandit & Bardot”.

Sapo është lansuar një profil i ri në Instagram me këtë emër, ndërsa të dy llogaritë e vetme të ndjekura i përkasin Cyrus dhe Simpson, dhe tani ylli i hitit Wrecking Ball po kërkon t’i rezervojë të drejtat e emrit.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ-ja, nëse miratohet emri, trademarku do t’i mbulonte të gjitha shërbimet argëtuese, përfshirë performancat live muzikore nga bendi dhe performancat live nga një këngëtar profesionist, muzikant dhe argëtues, shkruan KOHA Ditore.

Ky rezervim do të zbatohej gjithashtu në web faqen e fokusuar në koncerte live, si dhe produksionin e regjistrimeve të zërit.

Artistët kohët e fundit u dhanë fansave tingujt e parë se si do të tingëllojnë si harmonizim së bashku në bashkëpunim me babain e Cyrus, Billy Ray Cyrus, për një interpretim të bashkëpunimit të tij me Lil Nas X, Old Town Road, në një ngjarje për Happy Hippie Foundation të 27-vjeçares.

Cyrus, e cila së fundmi iu nënshtrua operacionit të telave të zërit, doli në publik me lidhjen e saj me Simpsonin në tetor, vetëm dy muaj pasi që këngëtarja/aktorja u nda nga bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth. Ajo, gjithashtu, e shijoi një rilidhje të shkurtër me yllin e reality TV, Kaitlynn Carter.