Pas suksesit të “Midnight Sky”, Miley Cyrus, ka publikuar në orët e fundit një tjetër hit. Titullohet (Prisoner) dhe është kënga e dytë nga albumi “Plastic Heart”. Pranë saj këngëtarja “e skandaleve të mëdha” ka vendosur të ketë një tjetër yll të muzikës, Dua Lipën.
Në këtë klip të dyja shfaqen të nxehta dhe provokuese, në një atmosferë punk-rock, me gjak të rremë dhe puthje.
Vajzat “e këqija” shfaqen ndërsa bëjnë xhiro gjatë natës me një autobus ku argëtohen duke bërë festa të ndaluara. Nata e çmendur e vajzave përfundon në një lokal të vogël mes lëvizjeve seksi, këngëve dhe simboleve të palejuara.
*Videoklipi nuk hapet në territorin e Kosovës, por kënga mund të dëgjohet në YouTube.