Showbiz

Mila Kunis me rol misterioz në filmin “Luckiest Girl Alive”

kunis

“Luckiest Girl Alive” është filmi i ardhshëm i zhanrit mister i realizuar nga Netflixi, në të cilin rolin protagonist e luan aktorja, Mila Kunis.

Ai e rrëfen historinë e Ani FaNellit, një shkrimtare e re e cila punon për gazetën “New York Times”, ka stil të jashtëzakonshëm të modës dhe një të fejuar të pasur. Në shikim të parë jeta e saj duket e përkryer dhe padyshim ajo duket sikur “vajza më fatlume në botë”. Por, kur një regjisore dokumentarësh e kontakton atë për të diskutuar rreth një incidenti që kishte ndodhur në shkollën e saj vite më parë, gjithçka nga jeta e përkryer e Anit rrezikon të shkatërrohet para syve të saj

“Luckiest Girl Alive” vjen me regji të Mike Barkerit dhe skenar të shkruar nga Jessica Knoll, e cila po ashtu e ka shkruar romanin mbi të cilin bazohet filmi.

Krahas yllit hollywoodian, Mila Kunis, në këtë projekt po ashtu luajnë aktorët, Connie Britton, Jennifer Beals, Scoot McNairy, Finn Wittrock, Thomas Barbusca, Justine Lupe, Carson MacCormac dhe të tjerë.

“Luckiest Girl Alive” planifikohet të lansohet nëpër kinema të selektuara më 30 shtator, para se të fillojë së transmetuari në platformën Netflix më 7 tetor 2022.