Michelle Obama ka rrëzuar pas 17 vjetësh Hillary Clinton-in nga froni i gruas më të admiruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Clinton, ish-kandidate presidenciale, Sekretare Shteti dhe Zonjë e Parë, u rendit e treta në sondazhin e Gallup-it. E dyta përpara saj ishte moderatorja Oprah Winfrey, transmeton tch.
Michelle Obama e fitoi me diferencë të madhe anketimin e këtij viti. Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej gjithmonë e dyta pas Clinton-it, por këtë herë më në fund arriti ta përmbysë dominimin e saj. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ish-Presidenti Barack Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar, duke kaluar sërish pasardhësin e tij, Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.
Sondazhi zhvillohet çdo vit që prej vitit 1946, duke munguar vetëm një herë, në vitin 1976.
-
Michelle Obama gruaja më e admiruar e botës
-
Michelle Obama thyen “mbretërimin” e Hillary Clintonit si gruaja më e admiruar në SHBA
-
Gallup: Donald Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar në SHBA
-
Obama e Trumpi më të admiruarit e vitit 2019 në SHBA
-
Michelle Obama për përkrahjen që ia dha bashkëshortit, Barackut, para suksesit të tij financiar