Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

​Michelle Obama thyen “mbretërimin” e Hillary Clintonit si gruaja më e admiruar në SHBA

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama theu mbretërimin e Hillary Clinton, e cila për 17 vite ishte gruaja më e admiruar nga amerikanët, sipas një sondazhi të “Gallup” të publikuar sot.

Dhe në fakt, ish-presidenti Barack Obama është ai që mbetet për herën e 11 radhazi si njeriu më i admiruar nga qytetarët e tij, transmeton kp.

Michelle Obama, që po zhvillon aktualisht një turne botëror për të promovuar botimin e kujtimeve të saj në nëntor, ka marrë 15% të pëlqimeve. Ajo ka kaluar prezantuesen dhe gruan sipërmarrëse Oprah Winfrey si dhe Hillary Clintonin dhe zonjën e parë aktuale, Melania Trump, sipas këtij sondazhi të “Gallup” që zhvillohet çdo vit që prej 1946.