Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe këngëtarja e njohur Beyonce, duket se kanë pasur një takim.
Miqësia e tyre ka filluar vite më parë, ndërsa në inaugurimin e presidentit Obama në vitin 2008, ishin të pranishëm edhe Beyonce me burrin e saj Jay Z, ku po aty u dallua miqësia e tyre e ngushtë, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Obama dhe Beyonce, vazhduan miqësinë e tyre edhe duke u përfshirë nëpër fushata të ndryshme, e fundit ishte “Mbipesha tek fëmijët”, e madje disa herë i janë bashkuar të dy familjet edhe Kampit David.
Këtë herë, grupi Beehive ka lëshuar një klip të shkurtër në Twitter, ku shihen qartë Beyonce dhe Obama.
Never Before Seen private footage of Beyoncé, Solange & Michelle Obama! #ByeFelicia ?? pic.twitter.com/VrTz6sgsUc
— THE BEYHIVÉ (@TheBeyHiveTeam) July 21, 2017