Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce feston ditëlindjen e 40-të me kolazhe fotografish

Beyonce kohët e fundit ndau disa kolazhe, duke shfaqur fotografi të ndryshme të viteve më parë në faqen e saj personale. Në fotografitë e këngëtares së famshme ajo shihej në vende të ndryshme dhe kishte veshje të ndryshme gjatë katër dekadave dhe kishin për qëllim ta përkujtonin ditëlindjen e saj të 40-të, që ishte të shtunën.

Kolazhet e këngëtares ishin gjithashtu interaktive, pasi fansat mund të klikonin mbi fotot individuale dhe të shikonin më nga afër. Beyonce filloi setin duke ndarë fotografi nga fëmijëria e saj, ku shihej duke kaluar kohë me prindërit dhe të afërmit e tjerë.

Në fotografitë nga vitet e adoleshencës paraqitej duke u shoqëruar me artistë të tjerë të industrisë muzikore dhe duke performuar në skenë, ndërsa një pjesë tjetër e fotografive tregonte historinë e afrimit të saj me bashkëshortin e ardhshëm, Jay-Z, më 1998. Në disa fotografi të tjera nga fillimi i viteve 2000 ajo ishte duke performuar me grupin e saj të mëparshëm, “Destiny's Child”, si dhe fillim e karrierës si solokëngëtare.

Artistja fituese e çmimit “Grammy” ngadalë u bë e famshme si e vetme dhe kalonte kohë me figura të tilla si Michael Jackson, Prince dhe Jay-Z. Nga fundi i viteve 2000, Beyonce u nda nga “Destiny's Child” dhe filloi të punonte në karrierën e saj si e vetme. Këngëtarja publikoi edhe një fotografi nga martesa e vitit 2008 me Jay-Z. Një fotografi nga njoftimi ikonik i shtatzënisë në “MTV Video Music Aëards” më 2011 u shfaq në një nga kolazhet, së bashku me një fotografi me foshnjën Blue Ivy.

Fillimet e projekteve të saj moderne profesionale u përfshinë në fotografitë nga mesi i viteve 2010, pasi u pa e veshur me një rroba banje që mbante logon “Ivy Park”. Fotografitë përmblodhën bukur sukseset e saj muzikore me lindjen e binjakëve, Rumi dhe Sir.

Fotografitë e Beyoncet nga e kaluara e afërt e shfaqën me një stil mbresëlënës, pasi kishte veshur veshje të ndryshme në disa ambiente të ndryshme. Këngëtarja e zgjeroi historinë e saj personale gjatë një interviste të fundit në revistën “Harper's Bazaar”, ku ka theksuar se vitet e rinisë i kishte kaluar kryesisht duke u munduar për ta gjetur veten.