Aktori dhe producenti amerikan Michael Douglas (74) karrierën e tij e filloi qysh në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa as tani nuk i mungojnë rolet. Ai është ende një nga aktorët më të kërkuar të ditëve të sotme.
“Unë jam në një nga karrierat e pakta të biznesit në të cilën, kur plakeni, ende kanë nevojë për ju. Kam zgjedhur mirë. Derisa të gjithë brengosen për të ardhmen, çfarë pune do të kemi... Aktrimi nuk është punë e keqe, gjithmonë do ta kemi nevojën për argëtim”, - tha Michael.
Douglas është një familje aktorësh mjaft të talentuar. Përveç Michael, aktrojnë edhe tre fëmijët dhe mbesa e tij, shkruan KOHA Ditore.
“Ashtu është! Mbesa ime Kelsey dhe tre fëmijët e mi duan të jenë aktorë. Dhe të gjithë janë të mirë. Jam i lumtur që mund t'i ndaj me babanë tim 102- vjeçar. Edhe ai mund ta shohë vazhdimësinë. Kjo ju jep ndjenjën e pavdekësisë”, - tha Michael.
Babai i tij, Kirk, është legjendë e industrisë së filmit ndërsa kohët e fundit ai mësoi edhe për “FaceTime”, përkatësisht videobisedat.
“Po. Po na çmend, por e zbuloi. Kjo është e mrekullueshme. Kjo ia mundëson të shohë se ku jemi, ku janë nipërit e tij, fëmijët... dhe mund t'ia tregojmë vendet ku jemi. Është shumë emocionuese”, - thotë Douglas.