Ka vdekur aktori amerikan, Kirk Douglas, i cili luajti në filmin epik - Spartacus - dhe dhjetëra role të tjera.
Aktori, i cili për gjashtë dekada ishte nëpër kinema e i njohur për një varg rolesh, ishte babai i aktorit po ashtu shumë të njohur, Michael Douglas, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDouglas lindi në New York në vitin 1916, ai u ngrit në spikatur gjatë “epokës së artë” të Hollywoodit, duke u nominuar për herë të parë për Oscar për tregimin e kampionit të boksit gjatë vitit 1949.
Michael, pas vdekjes së babait të tij tha se “është trishtim i jashtëzakonshëm që unë dhe vëllezërit e mi të marrim njoftimin që Kirku na la”.
“Për botën ishte legjendë, aktor i epokës së artë të filmave, por për mua dhe vëllezërit Joe dhe Peter, ishte thjesht baba”, u shpreh ai.
Në vitin 1996, Akademia e Arteve e nderoi aktorin Dauglas me një Çmim Oskar nderi.
Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.
{gallery}