Më herët këtë javë, regjisori Michael Bay njoftoi në llogarinë e tij në Instagram se projekti i tij i ri do të jetë një klasik Michael Bay, dhe më pas mbërriti edhe traileri i parë!
Së shpejti në Netflix do të mbërrijë filmi aksion i Bay,”6 Underground”, në të cilin rolin kryesor e luan Ryan Reynolds si One, udhëheqës i gjashtë individëve nga e gjithë bota të cilët bashkohen për ta luftuar krimin dhe atë pasi i bindin të gjithë se janë të vdekur, shkruan KOHA Ditore. Ky grup do ta fshijë të kaluarën e tyre sepse është e rëndësishme që të mbahen mend veprat e tyre, dhe jo ata vetë. "Pjesa më e mirë e të qenit të vdekur është liria. Nuk kemi nevojë t'i japim llogari askujt," thotë One në trailer.
Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së kaluar Bay ka punuar në franshizën “Transformers”, përveç të cilës i ka bërë edhe filmat “Pain & Gain” si dhe dramën aksion triller “13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi”. Përveç 6 Underground, Reynolds e ka edhe një projekt madhor të Netflixit në plan, dhe ky është Red Notice në të cilin luajnë edhe Dwayne Johnson dhe Gal Gadot (i planifikuar për nëntor të vitit 2020).
Në role të tjera do të luajnë Mélanie Laurent, Corey Hawkins, Adria Arjona, Manuel Garcia-Rulfo, Ben Hardy Lior Raz, Payman Maadi dhe Dave Franco.
6 Underground do të arrijë në Netflix më 13 dhjetor.