Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mel Gibson dhe Danny Glover të gatshëm për “Leathel Weapon 5”

Mel Gibson dhe Danny Glover janë të gatshëm të kthehen në franshizën “Lethal Weapon” për një film të pestë, sipas producentit të franshizës Dan Lin.

Lin konfirmoi që ai dhe regjisori Richard Donner pothuajse kanë arritur t’i sjellin personazhet e Gibson dhe Glover, detektivit Martin Riggs dhe partnerit të tij detektivit Roger Murtaugh, përsëri në ekranin e madh, 22 vjet pas publikimit të filmit të fundit.

Dan tha për Hollywood Reporter: "Po mundohemi ta bëjmë filmin e fundit të Lethal Weapon. Dhe Dick Donner po kthehet, shkruan KOHA Ditore. Kasti origjinal po kthehet. Dhe është thjesht e mahnitshme. Storja është shumë personale për të".

Producenti shtoi: "Mel dhe Danny janë të gatshëm, kështu që tani pritet skenari".

Gibson ka thënë më parë se do të ishte i gatshëm për rikthim, duke thënë për emisionin amerikan të mëngjesit Good Morning America në vitin 2017: "Shkova ta takoja Dan mbrëmë. Ai po e bënte një produksion teatri në L.A të një shfaqjeje që e bëri shkëlqyeshme 17 vjet më parë, ai e reprizoi atë. Shkova ta takoja me Donnerin... kështu që biseduam, kështu që po, ndoshta."

Donner më parë kishte thënë se do të donte ta bënte filmin e pestë, por se projekti nuk ekzekutohej për shkak të problemeve ligjore me studion e franshizës, Warner Bros, duke thënë për podkastin Matlin on Movies se negociatat ishin "kontra-produktive".