Këngëtarja, Mel C, e ka anuluar pjesëmarrjen në një koncert special për Vitin e Ri në Poloni, për shkak të disa çështjeve që nuk përputhen me komunitetet që ajo i mbështet.
Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” ishte planifikuar të performojë si mysafire speciale për televizionin shtetëror polak, por të martën (27 dhjetor) ajo i informoi fansat në rrjetet sociale se nuk do të udhëtojë për në shtetin e Evropës Lindore.
“Për shkak të disa çështjeve që më janë sjellë në vëmendje dhe që nuk përputhen me komunitetet që unë i mbështes, kam frikë se nuk do të mund të performoj më në Poloni, siç ishte planifikuar në natën e Vitit të Ri. Shpresoj të kthehem atje shumë shpejt”, deklaroi këngëtarja përmes mesazhit të saj.
Mel C, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Chisholm, nuk tregoi se cilat ishin këto çështje, por është spekuluar se ato kanë të bëjnë me keqtrajtimin e personave të komunitetit LGBTQ+ në Poloni.
Së fundmi u bë e ditur se Polonia e ka mbrojtjen më të keqe për njerëzit e komunitetit LGBTQ+ në Bashkimin Evropian. Por ashtu, martesat e të njëjtit seks nuk njihen në vend.
Edhe
Kanye Westit po i anulohen një pas një koncertet në Evropë
Presidenti i shtetit, Andrzej Duda, është zotuar ta ndalojë mësimin e lëndëve që lidhen me komunitetin LGBTQ+ në shkolla, dhe t’i parandalojë çiftet e të njëjtit seks të birësojnë fëmijë.
Në anën tjetër, grupit “Spice Girls” pritet të ribashkohet vitin e ardhshëm për një performancë speciale në festivalin e muzikës “Glastonbury”.
