Reperja e njohur Megan Thee Stallion është shtruar në spital në New York pasi u ndie keq gjatë shfaqjes teatrale “Moulin Rouge! The Musical”, duke u detyruar ta ndërpresë performancën në mes.
Sipas përfaqësuesit të saj, Didier Morais, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua papritur gjatë shfaqjes të martën mbrëma.
“Gjatë shfaqjes të së martës, Megan filloi të ndihej shumë keq dhe u transportua menjëherë në një spital lokal, ku simptomat e saj po vlerësohen aktualisht. Do të ndajmë informacione të tjera sapo të kemi më shumë detaje”, ka deklaruar ai për “The Hollywood Reporter”.
Lajmi u konfirmua edhe nga miku i saj i afërt dhe stilisti i flokëve, Kellon Deryck, i cili publikoi një postim në rrjetin social X.
Shfaqja kishte nisur normalisht, me The Stallion në skenë në hapje. Por më pas performanca u ndërpre, ndërsa stafi i teatrit u kërkoi spektatorëve të qëndronin të ulur. Artistja u largua nga skena dhe, sipas raportimeve, u zëvendësua nga një performuese tjetër për pjesën e mbetur të shfaqjes.
Vetëm një javë më parë, The Stallion kishte debutuar në Brodaway, në teatrin Al Hirschfeld Theatre, në rolin e Zidlerit. Ky ishte jo vetëm debutimi i saj i parë në teatër, por edhe hera e parë që ky rol interpretohet nga një grua.
Edhe
“E shtyva veten përtej limiteve”, Stallion flet për problemet shëndetësore që i ndërprenë shfaqjen
Në këtë rol, ajo kishte marrë vëmendje të madhe, me emra të njohur si Queen Latifah dhe Tiffany Haddish mes publikut. Në shfaqje, The Stallion performonte edhe hitet e saj të njohura si Savage dhe Body.
Më herët, roli i Zidlerit është luajtur nga emra të njohur si Boy George, Wayne Brady, Tituss Burgess dhe Bob the Drag Queen. Roli u interpretua fillimisht nga aktori i njohur i Broadwayt, Danny Burstein, i cili fitoi edhe çmimin Tony për këtë performancë.
“Gjithmonë kam besuar në sfidimin e vetes në mënyrë kreative. Teatri është një mundësi e re që jam shumë e emocionuar ta përqafoj”, ka thënë The Stallion.