Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Thee Stallion e mohon se është fejuar

Megan Thee Stallion ka festuar dyvjetorin e lidhjes së saj me të dashurin Pardison 'Pardi' Fontaine të martën, por u shfaq në rrjetet sociale në fund të javës për të konfirmuar se ata nuk planifikojnë të martohen.

"Burri im është kaq i fiksuar pas meje por ne nuk jemi fejuar!", ka shkruar Stallion në Twitter.

Reperja 27-vjeçare e hitit "Sweetest Pie" e cila u takua me shokun e saj yllin e repit kur punonin në këngën e saj "Savage Remix" me Beyonce, thuhet se për përvjetor pati një darkë private në Brooklyn të New Yorkut, derisa i dashuri i saj thuhet të ketë shpenzuar " orë" duke dekoruar çatinë me mijëra tullumbace dhe trëndafila.

"Pardi shpenzoi orë të tëra duke krijuar dekorin e çatisë. Tavani ishte zbukuruar me mijëra tullumbace, trëndafila të kuq dhe qirinj të ndezur. Megan dukej e mahnitur”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Festimet e përvjetorit erdhën më pak se një javë pasi u raportua se shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte thyer.

Edhe Madonna duket se i referohet ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e ri Showbiz 3 j. më parë Madonna duket se i referohet ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e ri

Thuhet se hajdutët kanë marrë 400,000 dollarë bizhuteri, para dhe pajisje elektronike, derisa autoritetet pretendojnë se të dyshuarit kishin hyrë brenda shtëpisë duke thyer një derë xhami në pjesën e pasme të rezidencës së saj.

TMZ tha se Megan nuk ishte në shtëpi gjatë ndodhisë.