Çifti më i përfolur i showbizit, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, ua prezantuan fansave kafshën e tyre të re shtëpiake, që është një mace e racës “Bengal”.
Aktorja e filmit “Jennifer’s Body” dhe rokeri i famshëm kanë vendosur ta quajnë macen Whiskey.
Ata i postuan disa fotografi përmes së cilave e prezantuan anëtarin më të ri të familjes, me ndjekësit në rrjetet sociale.
Artistët e famshëm të hollywoodit të cilët u fejuan në janar të këtij viti, aktualisht janë duke e planifikuar dasmën e tyre. Në një intervistë të fundit muzikanti Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i së cilit është Colson Baker, e pranoi se po e ka të vështirë ta sjell në jetë vizionin e tij artistik për ditën e tyre të madhe, pasi ende nuk e kanë gjetur vendin e përsosur.
Ylli i hitit “Bloody Valentine” i cili luajti krahas të fejuarës së tij në filmin e vitit 2021, “Midnight In The Switchgrass”, do të dëshironte shumë që pjesë e dekorit në dasmën e tyre të jetë një lum me ujë ngjyrë të kuqe dhe disa elemente gotike. Çifti është i vendosur ta shijojë ditën e martesës dhe mezi presin ta kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Në vitin 2021, Megan Fox u shkurorëzua nga aktori Brian Austin Green, me të cilin i ka tre djemtë, Noah, Bodhi dhe Journey. Kurse, Machine Gun Kelly e ka një vajzë 13-vjeçare nga lidhja e tij e mëparshme.