Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

McConaughey mendon se duhet të jemi njerëz më të mirë

Aktori i njohur amerikan, Matthew McConaughey, po bënë thirrje që të ngrihemi si shoqëri dhe thotë se kemi nevojë të jemi njerëz më të mirë.

Ylli i kinematografisë po vazhdon të bëjë fushatë për ndryshimin e legjislacionit të armëve, pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin e tij të lindjes, Uvalde, ku e humbën jetën dhjetëra fëmijë dhe dy mësuese. Por, ai gjithashtu mendon se njerëzit duhet të ndryshojnë në mënyrë që të gjithë të jetojmë më të sigurt.

Në një letër të gjatë të shkruar për revistën “Esquire”, aktori deklaroi: “Nëse duam komunitete më të sigurta, më shumë liri dhe udhëheqës më të mirë, do të duhet të ndërtojmë njerëz më të mirë. Si prindër, figura prindërore dhe mentorë, na takon ne t’i udhëzojmë fëmijët tanë që të jenë më aktivë në jetën e tyre, t’iu si të kujdesen për veten dhe si rrjedhojë, si të kujdesen edhe për të tjerët. Pra t’i mësojmë të jenë të përgjegjshëm. Çfarë dua të them është se, kur një fëmijë e di që jeta e tij ka rëndësi, atëherë ai e kupton edhe rëndësinë e jetës së personave tjerë”.

Matthew dhe bashkëshortja e tij, Camila Alves, me të cilën i ka tre fëmijë, pas tragjedisë në Texas u takuan me dhjetëra ligjvënës. Çifti është i shqetësuar se politikanëve u kanë humbur vlerat dhe vizioni i shëndoshë, dhe u bëri thirrje atyre që të gjejnë gjuhë të përbashkët kur bëhet fjalë për çështje komplekse.

Ylli i filmit “Gold” u lind në Uvalde dhe nëna e tij, Kay McCabe, kishte dhënë mësim në shkollën “St. Philip’s Episcopal School”, e cila gjendet rreth një kilometër larg shkollës fillore “Robb Elementary School”, raportoi revista “People”.