Emma Roberts shfaqet në rolin e femrës së re të kapur në një vend në dukje të përsosur në filmin e ardhshëm “Paradise Hills”, me regji të Alice Waddington.
Trileri mbërriti në internet disa ditë më parë, ndërsa pamjet e para e zbulojnë një film vizualisht të mrekullueshëm, ndërkohë që shikuesve u ofrojnë një udhëtim në botën distopiane çfarë nuk e kanë parë deri më tani.

Kur Uma (Roberts) zgjohet në ishullin e pazakontë të quajtur Parajsë, ajo menjëherë dyshon se ai është gjithçka vetëm jo parajsë. I udhëhequr nga Dukesha (Milla Jovovich), vendi i quajtur Paradise Hills është një qendër për shërimin emocional i cili në thelbin e vet shërben si një qendër përmirësimi për femrat e reja të privilegjuara, shkruan KOHA Ditore. Por prapa rrugëve të mbuluara me trëndafila dhe aranzhimeve përrallore, Uma dhe miqtë e saj mësojnë se fshihet diçka shumë më e ligë.
Së bashku me Roberts dhe Jovovich në film luajnë edhe Eiza Gonzalez, Awkwafina, Danielle Macdonald dhe Jeremy Irvin. Paradise Hills do të shfaqet në fund të tetorit të këtij viti.